Një korrier shqiptar i drogës është vënë në pranga në Pescara, Itali, pasi në mjetin e tij u gjet një sasi prej 170 kg marijuanë. Mediat italiane bëjnë të ditur se është vënë në pranga Marjon Kapllanaj, i papunë, banues në Alessandria.
Ai është ndaluar në rrugë ndërsa drejtonte një makinë tip “Renault Mater”, pjesën e pasme të të cilit e kishte modifikuar për transportimin e drogës.
Pas kontrollit të mjetit, i cili transportonte materiale për piktura, janë gjetur 32 pako me peshë totale 170 kg marijuanë. Më pas, kontrolli në shtëpinë e tij gjeti edhe 4 kg të tjera si dhe çoi në arrestimin e gruas së tij, gjithashtu shqiptare.
Vlera e drogës nëse do të arrinte në treg llogaritet rreth 1 milion e 700 mijë euro.



