Softa: Nga SPAK ka të dhëna se janë nën hetim oficerë të lartë. Krimi duhet goditur te ekonomia (VIDEO)

Softa: Nga SPAK ka të dhëna se janë nën hetim oficerë të lartë. Krimi duhet goditur te ekonomia (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa deklaron se nga materialet e përcjella SPAK, flitet për një aplikacion ku kanë qenë në komunikim persona nga bota e policisë, politikës dhe biznesit, të përfshirë në aktivitet kriminal.

Nga studio e MCN Live, ai tha se nga këto produkte që kemi nga SPASK do shohim sa thellë brenda forcës policore janë të implikuara strukturat.

Softa deklaroi se kur Agjencia e Mbikëqyrjes Policore drejtohej nga Ardi Veliu, ka thënë se janë mbi 40-50 punonjës, oficerë policie që nuk mund ti përmbushim kriteret dhe nuk mund të kenë certifikatë pastërtie, çka do të thotë se janë të përfshirë në aktivitete kriminale.

Nga SPAK ka të dhëna se janë nën hetim oficerë të lartë, çka tregon se rekrutimi deri në këto nivele mund të zbresë deri te policët më të thjesht, se një shef nuk punon pa ushtarë.

Si pikat e kalimit kufitar, doganor, të gjitha këto tregojnë për shkallë inkriminimi. Mendohet për një listë me 60 veta, të personave që do të merren nën hetim.

Vetë ministri Balla ka thënë që ftoj gjithë personat që kanë përdorur aplikacionin, të bëjnë një vetëdeklarim. Strukturat e mundshme janë, mjafton që të vihen njerëzit e duhur.

Ka një kapilar drejtimi dhe hetimi që mund të vijnë nga strukturat e brendshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u quajt investimi më i madh i kohërave, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, madje u quajt si FBI, por ndalimi i efektivëve ka qenë në nivel shumë të ulët, si është e mundur që të presim që të vijë nga SPAK ky pastrim.

Në çdo qark, në çdo komisariat, në çdo post policie ata kanë punonjësit e tyre.

Politika është ajo që mund të bëjë ndryshimet, ndaj zoti Balla sot është ura lidhëse mes strukturave të policisë dhe politikës.

Krimi është brenda sistemit policor dhe është shumë i fuqishëm. Krimit i shërbejnë të gjithë, pasi vjen nga mënyra se si duan që ta devijojnë dhe kamuflojnë problemin.

Krimi duhet goditur aty ku janë financat dhe ekonomia, pasi ekonomia prodhon krim. Nëse nuk godasim ekonominë, krimi do përdorë, këngëtarët, gazetarët, politikanët.

Sipas tij, duhet ndryshuar metodologjia e drejtimit të forcave policore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy