Iranianët dynden në Kerman/ 40 të vdekur në turmë, shtyhet varrimi i Soleimanit

Iranianët dynden në Kerman/ 40 të vdekur në turmë, shtyhet varrimi i Soleimanit

Mijëra njerëz të veshur kryesisht me rroba të zeza janë mbledhur të martën në Iran për t’ia dhënë lamtumirën e fundit gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani, i cili u vra përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane të premten e kaluar. Ai do të varroset në qytetin e lindjes, në Kerman.

Një turmë e madhe u mblodh në Kerman, ku të paktën 40 njerëz vdiqën dhe 48 të tjerë u plagosën në turmë gjatë ceremonisë së varrosjes së gjeneralit në qytetin e tij të lindjes në Iran, njofton televizioni shtetëror iranian. Autoritetet iraniane kanë shtyrë varrosjen e gjeneralit Qassem Soleimani për arsye të sigurisë publike. 

Para se të dërgohej në vendlindje, trupi i pajetë i ushtarakut të lartë u nderua paraprakisht nga një numër i madh i njerëzve në Irak dhe më pas në kryeqytetin e Iranit, Tehran.

Irani është zotuar për hakmarrje të ashpër ndaj vrasjes së komandantit të forcave Kuds dhe të dielën u tërhoq plotësisht nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare, me të cilën republikës islamike i kufizohej pasurimi i uraniumit.

Kush ishte Qasem Soleimani?

Gjenerali 62 vjeç e kishte për detyrë që ta mbronte dhe ta forconte ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme përmes operacioneve sekrete dhe klandestine. Ai vlerësohej si person përgjegjës për dhjetëra sulme ndaj forcave amerikane.

Qasem Soleimani ishte gjeneral i lartë në Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit dhe nga viti 1998 ishte komandant i forcave Kuds, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për operacionet e jashtme dhe klandestine.

Ai e kishte filluar karrierën ushtarake në luftën mes Iranit dhe Irakut në vitet e tetëdhjeta, kur kishte shërbyer si komandant i Divizionit të 41-të. Më vonë, ai u angazhua në operacione të jashtme, duke ofruar ndihmë ushtarake për Hezbollahun në Liban. Në vitin 2012, Soleimani i ofroi ndihmë edhe qeverisë së diktatorit sirian, Bashar Al Assad, i cili është aleat i rëndësishëm i Iranit. Ai dha asistencë edhe për forcat shiite në Irak, të përkrahura nga Tehrani.

Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali Esmail Ghaani, shkruan BBC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy