Ndërron jetë Luke Perry, ylli i “Beverly Hills"

Ndërron jetë Luke Perry, ylli i “Beverly Hills"

Aktori i famshëm, Luke Perry ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, vetëm disa ditë pasi pësoi një goditje në tru dhe u shtrua në spital.

Publicisti Arnold Robinsoi konfirmoi lajmin e hidhur dhe shtoi se familjarët dhe miqtë ishin pranë Luke kur vdiq. Pranë tij ishin edhe fëmijët, e fejuara dhe ish-gruaja.

Aktori kishte një javë i shtruar në spital, por nuk u dhanë detaje të tjera për gjendjen e tij. 

Ai ishte dërguar në një spital në Los Angeles në javën e kaluar, pasi në shtëpinë  e tij ishin thirrur shërbimet emergjente.

Publicisti tregoi se familjarët e vlerësojnë mbështetjen e të gjithëve.

52-vjeçari arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e shfaqjes amerikane “Beverly Hills, 90210” ku u bë mashkulli i preferuar i femrave në atë kohë.

Së fundmi aktori ka qenë i angazhuar në serialin “Riverdale”.

Familja nuk ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e aktorit që u bë një nga djemt më të pëlqyer për femrat e viteve 1990.

Të mërkurën e kaluar, media amerikane raportoi se mjekët ishin thirrur në shtëpinë e aktorit në Sherman Oaks.

Perry luajti gjithashtu në shfaqjen televizive Oz, si dhe filma si Buffy, The Vampire Slayer, 8 Sekonda dhe Elementi i Pestë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy