
Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjecare, një nga ikonat e humorit shqiptar, Fadil Hasa. Aktori I cili ka qenë pjesë e estradës së humorit të Durrësit, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Fadil Hasa mbante titullin "Artist i Merituar", ndërsa kishte marrë 4 herë titullin "Artisti më i mirë".



