Juncker mesazh të qartë politikanëve në Kosovë: Ratifikimi i demarkacionit, hap kyç për liberalizimin (VIDEO)

Juncker mesazh të qartë politikanëve në Kosovë: Ratifikimi i demarkacionit, hap kyç për liberalizimin (VIDEO)

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin Johanes Hahn, ndodhen për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Pas takimit në Presidencë ku zhvilluan një takim me krerët e shtetit, Thaçin, kryeparlamentarin Veseli dhe me kryeministrin Haradinaj, në një konference për mediat 

presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Calude Juncker së bashku me presidentin Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit nëse dëshiron të fitojë liberalizimin e vizave.

Është esenciale që vendi i juaj të votojë së shpejti demarkacionin, është hap kyç i pashmangshëm, i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave, ku bashkëqytetarët tuaj shqiptarë e serbë do të jenë përfituesit e kësaj”, ka thënë Juncker.

Ai ka thënë se edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të thellohet edhe më shumë, dhe se nuk është i kënaqur që kosovarët janë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm.

Presidenti i KE-së, ka folur edhe për Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor ku ka thënë se kjo strategji shërben për thellimin e bashkëpunimit në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor .

Juncker ka thënë se ndjehet i lumtur që së bashku me Mogherinin dhe Hahn po e përfundojnë udhëtimin e tyre në Prishtinë. 

Ndërsa presidenti Thaçi ka thënë se vizita e delegacionit të BE-së, është dëshmi e qartë e përkushtimit të BE-së për Kosovën dhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi nuk ka dashur të komentojë mos ratifikimin e demarkacionit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur besimin se një gjë e tillë do të
ndodhë ditëve të ardhshme.

Nuk do të komentoj asgjë, sepse jam i bindur se marrëveshja do të ratifikohet ditëve të ardhshme. Jemi të bindur se pasi kjo të ndodhë, KE dhe zoti Juncker do të bëjnë punën e tyre, do të marrin vendimet e duhura dhe do t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se ka mirëpritur edhe publikimin e Strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor.

Kjo strategji ka konfirmuar qartë të ardhmen e sigurt të Kosovë për anëtarësim në BE”, u shpreh Thaçi. 

Për vizitën e tyre në Kosovë ka shkruar edhe vetë Johannes Hahn në "Twitter".

"Nevoja për të sjellë rajonin e tërë përpara, bazuar në meritat individuale", ka shkruar Hahn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy