
Pyetjes se cilit nga kandidatët për kreun e PD i frikësohet më shumë Lulzim Basha, gazetari Bledian Koka iu përgjigj duke thënë emrin e Agron Shehajt.
Duke folur për emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Koka theksoi se gara në PD është reale, ndërkohë që shtoi se Kadilli ka strategji që e njeh mirë PD-në. I pyetur lidhur me listat e PD për të cilat pretendohet se mbahen të mbyllura Koka sqaroi se sipas statutit të PD u jepen kandidatëve 5 ditë para zgjedhjeve.
“Për herë të parë mendoj se një parti po zhvillon zgjedhje. Gara është rale. Zyra e shtypit e PD dërgon njoftime çdo ditë si për Bashën dhe për rivalët e tij. Listat e PD sipas statutit jepen 5 ditë para zgjedhjeve dhe do tu jepen 5 ditë para edhe kandidatëve. Kështu e thotë statute. Gara në PD është rele dhe sfida do jetë interesante dhe askush sdo thotë ai apo ky i vodhi zgjedhjet. Agron Shehaj besoj e shqetëson më shumë Bashën, por edhe Kadilli ka strategji që e njeh mirë PD-në, pa përjashtuar zonjën Harxhi. Nuk mendoj se ka vend për përçarje në këto zgjedhje”, tha Koka.



