Vdekja e Laer Kurtit në komisariat/ Kolmarku tregon shkeljet e konstatuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Vdekja e Laer Kurtit në komisariat/ Kolmarku tregon shkeljet e konstatuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Avokatja pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Ardita Kolmarku, foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi gjetjet e KSHH-së lidhur me vdekjen e Laer Kurtit në Komisariatin nr.3. Kolmarku thekson se policia s’ka respektuar standardet për kushtet e privimit të lirisë. Po ashtu, ajo bën me dije se kemi mostransportimin urgjent të të ndjerit në spital.

Ajo i bëri thirrje Prokurorisë dhe AMP-së, që hetimi të jetë i plotë dhe objektiv, duke shtuar se barra e provës mbetet te institucionet shtetërore.

I kërkojmë hetime efektive Prokurorisë dhe AMP-së nisur nga disa rrethana që do ndajmë sot me ju për herë të parë. Grupi vëzhgues i KESHH dje ka verifikuar në terren situatën. Është pretenduar që 19 tetor është evidentuar një shtetas pranë Spitalit Ushtarak që është ndaluar për verifikim nga patrulla policore. Nga ana e përfaqësuesve të institucioneve është pretenduar se kontrolli është realizuar pasi ky person është konstatuar duke bërë veprime të dyshimta. Për ne këto konstatime s’kanë asnjë bazë ligjore. Ai është trembur në momentin e konstatimit. Patrulla kërkoi përforcime nga një patrullë tjetër. 14 minuta më vonë, në 23:27 kemi edhe evidentimin e patrullës së dytë që referon pranë pjesës së Drejtorisë Vendore të Policisë shoqërimin e shtetasit.

Kemi kërkuar të na vihen në dispozicion regjistrat, por s’na janë vënë në dispozicion me justifikimin që janë sekuestruar nga Prokuroria dhe AMP. Nuk është konstatuar të jenë regjistruar gjeneralitetet e shtetasit. Kjo mund të ketë ardhur për shkak të gjendjes shëndetësore që ka trembur strukturat e policisë. Policët duhet të mbanin një provës verbal ku të evdidentoheshin veprimet. Në asnjë rast s’jemi përballë dyshimeve të arsyeshme. Ne si KESHH kemi evidentuar që s’ndodhemi as përballë kushteve të ndalimit, arrestimit, shoqërimit, por kufizimit të lirisë, oficerët kanë vepruar në kundërshtim me nenin e kushtetutës dhe të drejtave të njeriut.

Në raportin e shërbimit janë evidentuar disa sekuenca kohore, ku KESHH ka dalë në konkluzionin se gjendja e jo e mirë e shtetasit Laer Kurti është evidentuar në 23:34, ndërsa vonesa për ndihmën e specializuar ka vonuar 20 minuta. Shtetasi është dërguar nga patrulla dhe një ambulancë. Janë dashur 13 minuta që kur është kërkuar ambulanca, dhe kemi pasur vonesë të ambulancës. Personi duhet të ishte dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, dhe jo në Komisariat. Është një barrë prove që bie mbi Policinë për të vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve të punonjësve të policisë së shtetit. Nuk janë respektuar standardet për kushtet e privimit të lirisë. Kemi mos shoqërimin e këtij shtetasi në mënyrë urgjente në spital. Thirrja direkte që i bëjmë Prokurorisë dhe AMP-së, që hetimi të jetë i plotë dhe objektiv që të zbardhet sa më shpejt e vërteta. Barra e provës mbetet te institucionet shtetërore”.

Duke komentuar sjelljen e uniformave blu në raste të ngjashme, Kolmarku vë në dukje se mbetet ende për t’u bërë sidomos sa i përket përafrimit me institucionet ndërkombëtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy