Kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt ka rrethuar me mure të larta kantierin e ndërtimit në zonën e Rrjollit.
Një veprim i tillë vjen ndërsa banorët prej javësh protestojnë kundër punimeve, madje janë konfrontuar me rojet private dhe policinë.
Projekti i “Gener 2” për ndërtimin e një fshati turistik, që përfshin vila dhe hotele luksoze, shtrihet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll.
Banorët shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të resortit, por kundër vjedhjes së pronës, duke deklaruar se kanë dokumentet e pronësisë.



