Ish-deputeti i PS Arben Çuko u pyet sot në SPAK në lidhje me hetimet për dosjen “21 janari”.
“U pyeta si protestues, ju e dini mirë janë vrarë katër vetë, s’mund të mbyllet kështu”, u shpreh ai.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
“Pritet që në përfundim të hetimeve, nëse do ketë përgjegjësi penale, me sa duket do ketë nga të dyja anët. Pritet të pyetet Basha, Berisha, po për të njëjtën çështje. Do jetë apo jo Edi Rama, kjo mbetet për t’u parë, por do të ketë edhe personazhe të tjerë, që konsiderohen organizatorë të protestës. Ish-funksionarët thonë që kemi zbatuar 4 viktima të pafajshme, mes të cilëve Aleks Nikën, që u bë shkak për hapjen e hetimeve. Sa i përket provës së re është audio-përgjimi që kolegu Artan Hoxha ka dërguar në SPAK. Jemi përballë provës së re dhe rekursit të gjykatës që kjo çështje t’i kalonte SPAK-ut”.
Ndërkaq Mcn Tv mëson se në SPAK ka qenë edhe deputeti Asllan Dogjani, ndaj të cilit ka një kallëzim penal.
“S’jam këtu për 21 janarin, do flas kur të dal”, u shpreh ai.



