Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar mandatet e dy deputetëve dhe një kryetari bashkie. KQZ njoftoi se ka përcaktuar në rendin e ditës së nesërme shqyrtimin e tre projektvendimeve për mandatin e deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri dhe për fatin e kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.
Njoftimi i KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 27.12.2016, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Projektvendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Elvis Roshi, kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Projektvendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Shkëlqim Selami, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Projektvendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Dashamir Tahiri, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publik



