Është larguar nga detyra Drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini.
Në vend të tij është emëruar Frida Krifca.
Ai ka qëndruar në këtë detyrë përreth 40 ditë si pjesë e marrëveshjes midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për krijimin e qeverisë teknike përpara zgjedhjeve.
Drejtori teknik i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini u propozua nga zv.kryeministrja teknike e PD Ledina Mandija si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit. Ai zëvendësoi në këtë post Suela Popën.
Kujtojmë se më herët janë larguar nga detyra edhe dy drejtorët e tjerë teknikë të propozuar nga PD, ai i OSHEE Haki Mustafa dhe i ALUIZNI-t, Ibrahim Morina. Në vend të tyre u rikthyen në detyrë Ardian Çela dhe Artan Lame.



