Kim: Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë pa marrë parasysh pengesat

Kim: Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë pa marrë parasysh pengesat

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka reaguar pas takimit me komisionerët publikë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ajo shprehet se këta të fundit janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime.

Sipas ambasadores, Amerika mbështet Reformën në Drejtësi, prandaj duhet të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat.

‘Takimi i Komisionerëve Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!

Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Amerika mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!’, shkruan Yuri Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy