Kuvendi i Berishës/ Miratohet votimi i shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së (VIDEO)

Kuvendi i Berishës/ Miratohet votimi i shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së (VIDEO)

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga lideri historik i saj Sali Berisha, janë miratuar ndryshimet statusore.

Me ndryshimet në statutin e PD, Lulzim Basha nuk do jetë më kryetar i partisë.

Sipas Këlliçit, sot do të votohet në mënyrë të fshehtë shkarkimi i Lulzim Bashës, kurse ratifikimi i shkarkimit të tij do të bëhet përmes një referendumi më 18 dhjetor.

"Të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkimin e Bashës për thyerje të rënda të statutit të PD, përvetësim të kompetencave të organeve qendrore, dhe dëmtim të interesave elektorale. Fleta e votimit të përmbajë pyetjen a jeni dakord me shkarkimin e Bashës, përgjigje alternative po, dhe jo. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë."-tha Këlliçi.

PD do drejtohet nga një organ kolegjial deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese sipas parimit “një anëtar- një votë”.

Delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve,  Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy