
Kryeministri ka Edi Rama ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjitikës, duke emëruar në vendin e saj Albana Koçiun.
Ndryshime të tjera janë bërë në kabinet.
Besfort Lamallari është emëruar ministër i Brendshëm, dukë zënë vendin e Albana Koçiut.
Toni Gogu ka zënë vendin e tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.
Detyrën e ministrit të Jashtëm, Rama ia ka besuar Ferit Hoxhës. Kjo detyrë është mbajtur deri tani nga Elisa Spiropali.
Enea Karakaçi ka zënë vendin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, që mbahej më parë nga Balluku.
Ermal Nufi është ministri i ri i Mbrojtjes, në vend të Pirro Vengut.
Eriona Ismaili është emëruar ministër për Marrëdheniet me Parlamentin, duke zënë vendin e lënë vakant nga Toni Gogu.



