
I ftuar në Zgjohu me MCN artisti Agron Hoti ka komentuar veprën e tij më të madhe “Ever flow” 7600m2 të realizuar në stadiumin Air Albania për të cilën u shpreh se ju deshën plot 5 muaj.
Ai tha se kjo ishte një nga cmenduriotë e tij të radhës psi ka bërë shumë të tilla dhe se këtë projket e kishte qmenduar për në Arabinë Saudite por që mesa dukje ishte fati për Shqipërinë.
Sipas tij të ardhurat nga shitja er veprës është menduar të shkojnë për bamirësi dhe konkretisht për të moshën e tretë.
Në stadiumin air albania ka pikturuar një tablo vepër gjigante “Ever flow” 7600m2. Akoma nuk e besoj dhe se kam shijuar ende. Duke e parë në ekran të madh e shoh, sepse në telefon se kuptoj më dukej një projekt i vogël.
Ishte një nga çmenduritë e mia të radhës sepse jam çmend dhe herë të tjera. Kam shumë vite që e kisha si ide këtë çmenduri dhe doja që këtë më të madhen e kisha nisur për një rast tjetër në Arabinë Saudite por kocidoi covid dhe tani është shtyrë për një moment tjetër dhe mendova se fati paska vendosur ta realizoj në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur për këtë.
Më ka marrë rreth 5 muaj. Kjo është një pikturë e madhe dhe e vogël njëkohësisht sepse janë 2500 piktura të ndara, dhe ti je pjesë e pazëllit. Mund të që pas shumë vitesh të mblidhen. Shuma nëse shitet piktura do shkojnë për moshën e tretë. Unë e kam parë aty të arsyeshme për ti çuar këto të ardhura për bamirësi edhe pse ka shumë fusha të tjera ku ka nevojë.
Është pothuajse 500 euro për një pikturë. Edhe në Verona dhe në Romë kemi bërë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe aty është bërë një ankand dhe është mbledhur një shumë e konsideruar për fëmijët. Këto çmenduri si mendoj shumë gjatë i bëjë dhe kaq, janë impulsive. Projektin e radhës e kam gati por do e lëmë surprizë.



