Alarm për përdoruesit e Whatsapp-it. Të gjithë ata përdorues që në ditët e fundit kanë shkarkuar në smartfonët e tyre 'Update WhatsApp Messenger' janë “viktima” të një aplikacioni fals. “Google Play Store” e ka hequr nga lista, por ky aplikacion fals kishte arritur në të paktën 1 milion shkarkime.
Version fals në pamje të parë duket sikur është prodhuar nga kompania që ka rkijuar “Whatsapp”-in dhe përdoruesit e kanë të pamundur ta bëjnë dallimin.
I vetmi ndryshim është futja e një karakteri të padukshëm mes fjalëve 'WhatsApp' dhe “Inc', që për përdoruesit duket thjesht si një hapësirë. Por sipas BBC-së, ky aplikacion sjell me vete shumë publicitet dhe arrin të instalojë programe të tjera në aparate.



