Statusi i prokurorit, Karanxha: Shteti të japë përgjigje sa më shpejt. Do të ketë rezultate pozitive nga SPAK për krimet zgjedhore

Statusi i prokurorit, Karanxha: Shteti të japë përgjigje sa më shpejt. Do të ketë rezultate pozitive nga SPAK për krimet zgjedhore

Kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesën për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.

Ervin Karanxha, ish-prokuror tha në studion e lajmeve të MCN Tv se kërkesa e kreut të SPAK është e drejtë dhe se duhet t’u jepet statusi.

Duke vijuar Karanxha tha se shteti duhet t’i japë një përgjigje sa më të shpejtë prokurorëve.

Mesa vura re, Dumani nuk thotë të emërohemi, por të futemi në garë, kur të çelet pas 9 vitesh. Është e drejtë, prokurorët kanë nga çështjet më të rëndësishme. Dumani dhe gjithë prokurorët duan ta dinë se kur të mbarojë mandati ku do të shkojnë, kjo është gjë e mirë. T’i jepet përgjigje. Këta prokurorë që kanë pasur këto dosje, ku do të shkojnë? KLP, apo organi ligjvënës duhet të ngrenë grupe pune për të zgjidhur këtë problem. Po nuk u zgjidh kjo punë mund të ketë rënie të motivimit, prokurori i SPAK duhet ta dijë se ku do të shkojë.

Le të futen në garë. Por edhe statusi duhet t’i jepet. Ke shumë prokurorë të krimeve të rënda që janë në rrugë. Trenova është në rrugë, Ymeraj, Beci kanë dënuar dhe janë në rrugë. Me të drejtë Dumani kërkon status dhe duan të dinë se ku do shkojnë. Shteti duhet t’i japë përgjigje të shpejtë.

I pyetur dhe për deklaratat e Dumanit për numrin e ulët të referimeve nga Policia e shtetit, por edhe institucionet e tjera Karanxha tha:  

Ka rënë numri. Nuk është se janë bërë kallëzime. Këto janë nga Policia e Shtetit. Duhet parë ku qëndron problemi, se i bie që një vit më parë ka pasur tani ka rënë. Në lidhje me institucionet e tjera duhet të funksionojë auditi.

Është investimi i amerikanëve. Ndihma, asistimi do të jetë, por do të jetë me frymën e re të administratës Trump. Nuk do të largohen, por do të jenë sërish.

I ndalur tek krimi zgjedhor, Karanxha tha se SPAK do të ketë zhvillime pozitive.

Mendoj se do të ketë rezultate. SPAK ka pasur informacione të mëparshme, nuk është se priti datën 11 prill. Dje ishte bërë një arrestim. Mendoj se do të ketë anë pozitive. Aty ku ka vend për procedim, mendoj se do të procedohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy