
Presidenti Ilir Meta ka shkarkuar kryeministrin Edi Rama nga posti që mbante si Ministër i Jashtëm dhe ka emëruar Olta Xhaçkën në këtë post.
Gjithashtu, Presidenti Ilir Meta ka pranuar dhe dekretin për emërimin e Niko Peleshit në postin e ministrit të Mbrojtjes, vend ky që mbeti bosh pas emërimit të Xhaçkës si ministre e Jashtme.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Po sot, Presidenti Met ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.
Lëvizjet në qeveri u bënë pak ditë më parë pas dorëheqjes së Gent Cakajt i cili kishte qënë në detyrë si kryediplomat i vendit, ndonëse de juro, ky post mbahej nga Edi Rama.







