Krimi i organizuar ka qenë në çdo kohë në qendër të vëmendjes në vendin tonë. Edhe në raportin e vlerësimit të bërë nga nga Qendra për Studimin e Demokracisë edhe Qeverisjes, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta (Holandës) në Tiranë, krimi i organizuar dhe jo vetëm është në fokus.
Sipas raportit dhe vlerësimit të bërë nga kjo qendër, ajo që binte në sy ishin pasuritë e konfiskuara, të ardhura si pasojë e krimit të organizuar në Shqipëri.
Sipas këtij raporti vlerësimi, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka bërë një “update” të raportit që shërben në pasqyrimin e pasurive të konfiskuara me vendim gjykate. Treguesit arrijnë deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, ndërsa në sy bien shifrat e larta që janë konfiskuar.
Kjo si pasojë e krimit të organizuar në vend, i cili synon të investojë paratë e krimit në biznese e jo vetëm dhe si rrjedhojë, paratë të pastrohen.
“Sa i përket të dhënave për numrin dhe vlerën e pasurive të konfiskuara për pastrim parash në zbatim të Kodit Penal, nenit 287 (Pastrimi i produktit të veprës penale), është e vështirë të bësh një vlerësim drejt zbatimit të treguesit të performancës F/2. Në raportet vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme, të dhënat në lidhje me numrin e çështjeve dhe vlerave të pasurive të konfiskuara për pastrim parash nuk janë të paraqitura. Ndërsa, vetëm në Raportin Vjetor për vitin 2017 të Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda jepen të dhëna për rastet dhe vlerën e pasurive të konfiskuara me vendim gjykate gjatë viteve 2011-2017 (gjashtë muajt e parë të 2017). Gjithsesi, shuma e përgjithshme e pasurive të konfiskuara është një vlerë e grumbulluar në të cilën përfshihen dhe pasuritë e konfiskuara që rrjedhin nga aktivitete të tjera kriminale”, theksohet në raportin e vlerësimit (kliko këtu për raportin e plotë).
Ndërkohë, në të njëjtën kohë, përkundër shumës totale të konfiskuara në disa nga vendimet gjyqësore të përmendura në këtë raport, nuk janë specifikuar veprat penale në bazë të të cilave është bërë konfiskimi, duke e bërë të pamundur identifikimin e vlerës së konfiskuar të lidhur me veprën e pastrimit të parave. Një shqetësim tjetër, në lidhje me të dhënat për rastet dhe vlerën e pasurive të konfiskuara për pastrim parash, është që të dhënat e lartpërmendura për vitin pasues (2018) nuk përditësohen në përputhje me rrethanat një vit më parë, duke mos paraqitur vlerën e pasurive të konfiskuara për pastrim parash,
Në faqen zyrtare të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme janë publikuar vetëm raportet e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për vitet 2016, 2017 dhe 2018.
Tabela më poshtë tregon numrin e çështjeve që ndiqen penalisht dhe shpalosen për pastrim parash në periudhën 2012 deri 2017 dhe vlerën e pasurive të konfiskuara.




