Tërheqja e Llallës, ambasadori Lu: Nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë penale

Tërheqja e Llallës, ambasadori Lu: Nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë penale

Pas tërheqes nga procesi i Vettingut i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka reaguar edhe ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu.

Shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë, thotë se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga gara është fitore për drejtësinë, duke shtuar se ata nuk mund të rikthehen 15 vite në këtë sistem.

"Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, shkruan Lu.

Sipas ambasadorit Lu, ky vendim për tu tërhequr nuk i shfajëson ata nga përgjegjësitë e mundshme penale. 

“Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale", shkruan Lu në rrejetin social "Twiteer. 

Pak ditë më parë, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi të tërhiqej nga gara për gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, çka do të thotë se ai nuk do t'i nënshtrohet procesit të vettingut. Dihet se ambasadori amerikan ka qenë shumë i ashpër me deklaratat e tij nga Llallës gjatë kohës kur ky i fundit ishte në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, dhe në fund të mandatit të tij tha se Shqipëria duhet të zgjedhë një kryeprokuror, që të mos mbrojë më politikanët e korruptuar, duke iu referuar indirekt Adriatik Llallës, që sipas ambasadorit ka mbyllur çdo dosje korrupsioni. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy