Rama: Pas protestave qëndrojnë duar të huaja

Rama: Pas protestave qëndrojnë duar të huaja

Kryeministri Edi Rama ndan bindjen se pas valës së protestave që kanë përfshirë vendin qëndrojnë duar të huaja.

 

Deklarata u bë në konferencën e përbashkët për mediat me ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa pas dorëzimit të Progres raportit për Shqipërinë.

 

Sipas tij, gjëja më e papranueshme ka qenë justifikimi në kor i dhunës.

 

Unë i kam dëgjuar me më shumë vëmendje se të gjithë të tjerët ata që kanë ardhur këtu poshtë çdo ditë. Ata këtu poshtë ulërinin, shanin, kërcënonin dhe kërkonin dorëheqjen duke thënë pa pushim s’ka dialog, unë isha lart duke punuar me zërin e tyre në sfond. 

 

Di ekzaktësisht gjithçka është thënë aty poshtë se është thënë aq shumë sa e kam mësuar përmendësh.

 

Di dhe bejtet me muzikë dhe këngët fyese, por nuk kam marrë shënim asnjë ide, asnjë program, asnjë opsion për Shqipërinë. 

 

Përfitoj nga rasti i kësaj konference për t'i sqaruar të gjtihë se në asnjë rast dorëheqja e një Kryeministri të zgjedhur demokratikisht nuk imponohet nga rruga, por në rastin tim ka dhe një specifikë tjetër, këtu kilometri i fundit i negociatave është i ndarë në 1000 metra dhe çdo metër është i ndarë në 100 centimetër dhe çdo metër do njeriun përkatës dhe të bëhet detyra përkatëse, se këtu është e shkruar e zeza mbi të bardhë që mbyllja e negociatave në 2027 është objektiv ambicioz por i arritshëm.

 

Por kjo bëhet duke u përqendruar centimetër për centimetër këtu dhe jo pas gurëve, molotovëve dhe këngëve që nuk kanë lidhje fare me këtë proces. Përfshirja e aktorëve të huaj nga protesta e qershorit deri tani është reale. 

 

Unë nuk kam thënë kurrë që protestat i organizoi Irani, por kam thënë se duart e regjimit të Iranit janë atje në bulevard dhe janë me fakte dhe çuditërisht ushtria digjitale iraniane e identifikuar nga ne në video me zogj, u shfaq aktive në goditjet që ju bënë Parisit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy