Humb jetën 3-vjeçari nga Shkodra/ Pula: Motra në rrezik për jetën në QSUT. Druni: Dyshime për helmim nga ilaçi i miut (VIDEO)

Humb jetën 3-vjeçari nga Shkodra/ Pula: Motra në rrezik për jetën në QSUT. Druni: Dyshime për helmim nga ilaçi i miut (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Rajonal pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Fëmija ishte paraqitur në spital me insuficiencë kardiake, puls të ulët dhe shenja jetësore të dobëta, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai ndërroi jetë pas 10 minutash.

Gazetari Besmir Pula, në një lidhje për “MCN live” pohon se informacionet bazë nga Shërbimi i Toksikologjisë Klinike i bëjnë me dije se në gjendje shumë të rëndë për jetën është edhe motra e tij 7 vjeçe, e cila po trajtohet në Pediatrinë e QSUT-së. 

Gjendja e motrëss së 3-vjeçarit e cila ka mbërritur dje me simptoma të ngjashme në Tiranë te QSUT vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Sipas disa burimeve të pakonfirmuar ende analizat toksikologjike në Tiranë kanë zbuluar shenja kontaminimi me helm minjsh, duke ngritur dyshime se helmi mund të jetë vendosur nga familjarët në banesë kundër minjve, dhe fëmijët mund ta kanë konsumuar aksidentalisht ose kenë rënë në kontakt me të duke rrëzuar mundësinë e një viroze sezonale megjithatë këto mbeten të gjitha dyshime paraprake deri në një konfirmimin zyrtar nga insitucionet.

Janë bërë analiza tek Toksikologjiku në Tiranë ku janë konstatuar shenja të kontaminimit me helm miu mirëpo ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e QSUT dhe Toksikologjikut.

Korrespondentja e MCN nga Shkodra, Bendis Druni thotë se tashmë dyshimet janë për helmim nga helmi i brejtësve.

Por sipas saj, kur i ati me fëmijët ka shkuar paraprakisht në spital por  edhe pse mjekët insistuan për mbajtjen e tij në pediatri, babai i 3 vjeçarit nuk pranoi të qëndrojë me pretekstin se e gjithë familja ishte me virozë.

Dyshohet helmim, por spitali në Shkodër nuk ka laborator toksikologjik.

Më 22 shkurt i mituri u paraqit në spitalin e qytetit me të vjella, por edhe pse mjekët insistuan për mbajtjen e tij në pediatri, babai i 3 vjecarit nuk pranoi të qëndrojë me pretekstin se e gjithë familja ishte me virozë.

I mituri u rikthye sërish të shtunën në gjendje shumë të rëndë, por bluzat e bardha nuk mundën ta mbajnë në jetë. 30 minuta më vonë, me simptoma të njëjta, u paraqit në spital edhe motra 7-vjeçare, për të cilën u vendos nisja e menjëhershme për në kryeqytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy