Koronavirusi në Kosovë vijon të përhapet me ritme të larta.
Në vetëm 24 orë, janë regjistruar 194 raste të reja.
Sipas të dhënave të ISHP-së së Kosovës, rastet pozitive janë konstatuar në 449 testime të kryera.
Në 24 orë kanë ndërruar jetë 4 pacientë me Covid-19.
Kjo e çon numrin e viktimave në total në 196.
Por ndërkohë, i lartë është edhe numri i të shëruarve.
Tashmë janë shëruar plotësisht gjithsej 138 persona nga COVID-19.



