Karta e studentit pa vlerë? Demiri: S’po sigurojmë dot as abone, na mungon harta e shërbimeve që ofron (VIDEO)

Karta e studentit pa vlerë? Demiri: S’po sigurojmë dot as abone, na mungon harta e shërbimeve që ofron (VIDEO)

Ndërsa duket se do të marrë zgjidhje problematika e transportit për nxënësit e sistemit parauniveristar, studentët ende nuk e kanë zgjidhur problemin e aboneve.

Lidhur me këtë problem në një lidhje skype në studion e lajmeve në ‘MCN TV’ studenti Bachelor në UET Antonio Demiri deklaroi se sa i takon marrjes së abonesë prej muajsh tashmë ndodh i njëjti fenomen.

Sipas tij nuk ka një datë të caktuar se kur ato janë në dispozicion, ndërsa shprehet se dhe kur dalin në shitje numri i tyre është shumë i kufizuar duke mos e përfituar dot të gjithë.

Sipas tij nga ana e bashkisë nuk është bërë asgjë për të shmangur këtë problem, teksa theksoi se karta e studentit e cila parashikonte disa shërbime ai personalisht nuk e ka përdorur fare. Ai tha se ata nuk kanë një hartë të qartë të shërbimeve që ajo kartë i ofron.

Intervista e plotë

1. Antonio, kur ka kaluar një javë nga muaji shkurt, ju ende nuk jeni pajisur me abone? Pse ky ngërç?

Momenti që kam marrë kartën studentore në janar kam shkuar në datën 2 për abone studenti dhe nuk kishte kishin mbaruar dhe tani përballemi me radhë të gjata për ta marrë atë. Çdo muaj është i njëjti problem sepse numri është i pakët i këtyre aboneve dhe nuk dihet as se si shiten këto abone.

 2. A keni kontaktuar pranë Bashkisë dhe çfarë ju kanë thënë, kur do të jenë gati?

Në komunikimin që kemi pasur me bashkinë e kemi ngritur shqetësimin pse ka një numër kaq të limituar të kësaj abonoja sepse një pjesë e mirë e studentëve ngelen pa të dhe bashkia s’ka bërë asgjë dhe ne prej disa muajsh shohim të njëjtin fenomen.

3. Ju keni marrë një kartë studenti, për të cilën Bashkia pretendon se ju jeni përfitues i disa shërbimeve. Por, aktualisht çfarë përfitoni? Sa funksionale është kjo kartë studenti në Shqipëri?

Për mua personalisht se kam përdorur fare këtë kartë, sepse përdorimi i parë do ishte për abonenë studentore, ndërsa për rastet të tjera këto shërbime janë të papërfillshme sepse 3% ulje për shembull në supermarket nuk na ndihmon ne me shpenzimet që kemi. Ndërsa sa i përket librarive dhe parqet nuk di të them, sepse nuk kemi një hartë të qartë të shërbimeve që na ofron kjo kartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy