Rusia: Në vend që të flasim për Luftën e Tretë Botërore, le të ulemi e ta parandalojmë

Rusia: Në vend që të flasim për Luftën e Tretë Botërore, le të ulemi e ta parandalojmë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, thotë se duhen gjetur rrugët që shmangin luftën e tretë botërore.

A është e mundur Lufta e Tretë Botërore? Ndoshta ajo ka nisur? Çfarë forme do të marrë? Këto janë disa nga temat që diksutohen aktualisht. Më shumë sesa të flasim për Luftën e Tretë Botërore do të ishte mirë të uleshim të bisedonim se si ta parandalojmë”, tha ajo në një deklaratë për shtyp.

Zakharova theksoi se Moska prej vitesh ka treguar se ligji ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara duhet të shërbejnë si një "rrjet sigurie" kundër një Lufte të Tretë Botërore. “Meqenëse u krijua pas Luftës së Dytë Botërore si garanci për parandalimin e Luftës së Tretë Botërore, në një mënyrë apo në një tjetër, ato po bënin punën e tyre”, theksoi ajo.

Zëdhënësja vuri në dukje se për 3-4 vjet, Rusia ka marrë parasysh "dëshirën e Perëndimit kolektiv për të fshirë ligjin ndërkombëtar dhe për të futur në vend të kësaj një "rend botëror të bazuar në rregulla".

"Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse kjo nënkupton një diktaturë të një grupi vendesh duke kërcënuar kështu të prishë ekuilibrin në mbarë botën, duke e bërë të pamundur për vendet e tjera të ndjekin interesat e tyre. Çdo vend ka të drejtën e politikës së jashtme dhe të brendshme sovrane, për të mbrojtur ligjërisht interesat e tyre, për të zhvilluar ekonominë e tyre, për të mbrojtur të drejtat humanitare, për mbrojtjen dhe për sigurinë e tyre”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy