Merr fund tensioni në veri të Kosovës, palët kanë gati marrëveshjen

Merr fund tensioni në veri të Kosovës, palët kanë gati marrëveshjen

Një draftmarrëveshje e arritur në Bruskel, e cila pritet të miratohet nga Serbia, synon t’i japë fund situatës së tensionuar në veri të vendit. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të formohet një grup punues që do të ketë për qëllim të largojë të gjitha barrierat në mënyrë që dy shtetet të njohin targat e automjeteve.

Marrëveshja parasheh tre elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjidhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohet nga Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohet nga pikat kufitare. Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që të largojë edhe procedurat për qytetarët e Kosovës që lëvizin drejt Serbisë dhe mendoj se ky ka qenë rezultati sot, natyrisht që ne do të preferonim që të mos ketë asnjë barrierë dhe këto dy shtete të njohin tabelat, por ky do të jetë objektivi i grupit punues që do të themelojmë dhe i cili do të takohet që nga data 21 tetor”, ka deklaruar Bislimi.

Detaje të draftmarrëveshjes u bënë publike nga Bislimi pas takimeve që i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pati veçmas me Bislimin e më pas me atë të Serbisë, Petar Petkoviç.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy