Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Presidentin e Turqisë Erdogan dhe shtetin turk për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë në rastin e tërmetit. Teksa kujtoi takimin e një viti më parë si dhe marrëveshjet e nënshkruara në Ankara, duke e cilësuar çeljen e një kapitulli të ri midis dy vendeve. Ndër të tjera, kreu i qeverisë, Edi Rama, theksoi se Turqia është një shembull dhe do të forcojnë më tej marrëdhëniet me njëri-tjetrin duke bashkëpunuar në shumë fusha.
I dashur miku im, dhe ju të nderuar që shoqëroni Presidentin, sot është një ditë e rëndësishme dhe e bukur siç është çdo ditë kur hapim dyert për të pritur miqtë nga vendi juaj. Dua të falenderoj Erdogan që u gjend pranë nesh në sekondat e para pas goditjes së tërmetit që u angazhua publikisht i pari dhe me një angazhim konkret dhe që e mbajti fjalën, por kjo e fundit nuk përbën lajm kur bëhet fjalë për Erdogan pasi atë që thotë ai e bën.
Falenderoj të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj nisme bujare, shembull shumë domethënës për vlerën dhe për thellësinë e marrëdhënies shqiptaro-turke. Mbase dikush mendon se po e teproj me falënderime, por siç thoshte profeti Muhamed, paqja e zotit qoftë mbi të, kush nuk i falenderon njerëzit nuk e ka falënderuar zotin. Shumë faleminderit. Një vit më parë kemi firmosur në Ankara një deklaratë për të ndërtuar Këshillin e Bashkëpunimit të nivelit të lartë. Kemi 1 vit nismash dhe realizimesh konkrete që dëshmojnë vlerën e shtuar të këtij këshilli dhe takimi i Ankarasë ishte çelja e një kapitulli të ri mes nesh.
Në Ankara nuk e vura bastin me Erdogan për spitalin e Fierit se do e kisha humbur, fatmirësisht nuk e vura, aq më tepër që ai nuk vë baste. Do rrisim kapacitetet në fushën e inteligjencës në fushën e të ardhurave doganore e tatimore. Do fuqizojmë marrëdhëniet ekonomike, rritjen e nivelit tregtar dhe për të rritur marrëdhëniet në fushën e turizmit.
Nga ana e tij presidenti turk Erdogan njoftoi mbajtjen e një mbledhjeje tjetër ndërministrore mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Shqipërisë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. Erdogan tha se kjo mbledhje do të mbahet gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Për këtë, ai shtoi se do të merren me organizimin dy ministrat e Jashtëm të qeverive.
Kreu i shtetit turk tha se ka një rritje të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila mund të thellohet edhe më tej. Pas kërkesës së Ramës për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit, Erdogan tha se fillimisht Shqipëria duhet të bashkojë ministrine e Turizmit me atë të Kulturës.
I qëndrojmë Shqipërisë në ditë të mira dhe ditë të vështira. Do të shohim çfarë do të bëjmë me paketat turistike. Ne për 19 vite ministrinë e turizmit dhe kulturës i kemi në një çati të vetme. Ne nuk do t’i ndajmë ministritë. Nuk është një sinjal kjo për ju. Nëse ju jeni të kënaqur kështu vazhdoni. Inshallah sot do të përurojmë edhe një institucion tjetër, e do t’i vazhdojmë përpjekjet. Inshallah sot do të përurojmë xhaminë e Et’hem Beut. Së bashku me Kullën e Sahatit, xhamia është një nga trashëgimitë kulturore më të rëndësishme të Tiranës. Jemi investitori më i madh në Shqipëri, 3.5 mld dollarë investime, nuk i konsiderojmë këto shifra si të vazhdueshme, por besoj që këto shifra do të rriten më shumë me ndihmën e autoriteteve shqiptare.
Erdogan dhe Rama nënshkruajnë 7 marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve



