Një sulm me thikë është kryer mëngjesin e kësaj të premteje në shkollën e mesme Gambetta në Arras, në Francë.
Një person i armatosur me thikë ka hyrë në objekt dhe duke bërtitur “Allah Akbar”, ka goditur me thikë një mësues, i cili ka humbur jetën.
Media franceze “Le Figaro” raporton se disa persona kanë mbetur të plagosur nga ky sulm.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije autori është arrestuar.



