Investimet strategjike, Xama: Duhet një raport që të justifikojë diskriminimin që bën ky ligj

Investimet strategjike, Xama: Duhet një raport që të justifikojë diskriminimin që bën ky ligj

Gazetarja Ola Xama, shtyrjen për të tretën herë të ligjit për investimet strategjike duke mbetur në fuqi deri në fund të vitit, thotë se ligji po bën gradualisht një dekadë dhe nuk dihen ende efektet e tij.

Nga studio e emisionit “MCN Economy”, Xama tha se gjatë vitit 2015, që në pjesën që u depozitua projektligji u përkufizua si një projektligj i përkohshëm me status dhe efekt që konsideroheshin pozitive.

Gjithçka tha ajo me qëllim thithjen e investimeve për fuqizimin e shumë sektorëve dhe pika kryesore e tij ishte thithja e investimit të huaj, kapitalit nga jashtë që do të sillte përvojën dhe eksperiencën, por edhe tregun, për disa sektorë që konsiderohen strategjikë.

Një ligj i përkohshëm po bën një dekadë dhe nuk dimë ende efektet që ka dhënë ky ligj. Dimë vetëm bilancet se kush është quajtur investitor strategjik dhe ka përfunduar dhënia e statusit në sektorin e turizmit për dhënien e tokës me 1 euro, në zonat më të lakmuara për të ndërtuar.

Prandaj dhe shtyrja e këtij ligji ka sjellë kontestimin. Pika kryesore e investitorit strategjik është vlera e investimit, numri i të punësuarve, plani i biznesit, sektori.

Plani i biznesit shkonte dhe propozohej pranë Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve dhe pasi shihej aty nga 80-200 të punësuar.

Të gjithë kriteret që e miratojnë një status të një kompanie të investitor strategjik varet me zhvillimin e një zone dhe fuqizimin e një sektori ekonomik.

Ndërsa për raportimet se ligji ka sjellë çdo vit nga 630 milionë euro investime dhe mbi 3500 vende të reja pune, Xama deklaroi se shihet në letra se sa është vlera e investimit, por nuk dihet se sa është vlera e faturave që ka dorëzuar ky investitor strategjik.

Nuk ka pasur asnjë raport monitorimi për këta investitorë strategjikë.

Grupi “Balfin” në Palasë ka pasur 4 persona të punësuar, ligji është lënë pak evaziv, duhet ti punësojë kjo kompani, apo nënkontraktori mund të punësojë disa.

Është shumë e vështirë të bësh auditim, nëse nuk i përcakton në ligj.

Kompania investitore strategjike duhet të ketë 10% kapital të vlerës së investimit, gjysma e kompanive të shpallura si investitor strategjik nuk e kanë plotësuar këtë vlerë prej 10%.

Ti e merr me 1 euro, banka të nis procesin e kreditimit dhe nis procesin e parablerjes, ti nis dhe ndërton, ti nuk ke sjellë asnjë përvojë dhe asnjë të mirë për zonën se ty të ka bërë të pasur shteti dhe jo kapitali yt dhe nuk ke sjell njohuri se si zhvillohet procesi i turizmit.

Nuk sjell asnjë markë dhe asnjë përmirësim të cilësisë së turizmit. Një pjesë e këtyre investitorëve thjesht kanë bllokuar tokën dhe nuk kanë nisur procesin e ndërtimit.

Në momentin që ti nuk fut filtrat për të kontrolluar një kompani nëse e ka apo jo kapitalin, atëherë mund të futen burime të jashtëligjshme.

Këto investime e lënë hapësirën për pastrimin e parasë, kur ke dhe statusin special, shumë institucione ose persona që raportojnë aktivitetin e dyshimtë në banka, inspektorët e tatimeve, agjentët e tregut imobiliar frikësohen nëse do e raportojnë këtë rast apo jo, pasi janë investitorë strategjikë.

Ndërsa rezerva me ligjin kanë shprehur Departamenti Amerikan i Shtetit ashtu si dhe Bashkimi Evropian, Xama shtoi se këto rezerva vijnë prej prishjes së konkurrencës në treg, pasi ligji për investitorët strategjikë jep status të veçantë për një kompani dhe një tjetër.

Sipas saj, gjëja e parë që duhet të shqyrtonte Komisioni i Investimeve strategjike, është sa do të rrisë një investim strategjik Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Nëse shohim modelin se si është vepruar, komuniteti i biznesit i huaj, dhomat e tregtisë, gjithnjë kanë dalë me deklarata që kërkojnë të mos ketë përjashtime, statuse të veçanta koncensionare me një biznes, apo te ligji i investimeve strategjike që dëmton konkurrencën.

Dhe kanë kërkuar miratimin e ligjit “Për Investimet” që përfshin investimet si të kompanive shqiptare dhe ato të huaja.

Meqenëse investimi strategjik sjell të mira për komunitetin, atëherë investitorit i lind e drejta të shpronësojë tokën sipas ligjit për shpronësimet.

Nëse ka shërbyer apo jo për komunitetin, këtë duhet të na e thotë minimalisht një raport që të justifikojë diskriminimin që bën ky ligj.

Lajm i mirë është nëse ligji do të ndalonte se funksionuari.

Për faktin se nga 44 prej projekteve janë refuzuar 14 prej tyre, Xama thotë se shumica janë në sektorin turistik dhe atë energjetik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy