‘Nuska, ritual magjik’, Cako: Magjia e ka fuqinë te mëkati, vetëm lidhja me Zotin mund ta largojë

‘Nuska, ritual magjik’, Cako: Magjia e ka fuqinë te mëkati, vetëm lidhja me Zotin mund ta largojë

Teologu Mirion Cako i ftuar në 'Zgjohu me MCN' ka folur për nuskat të cilat i ka konsideruar si një ritual magjik. Ai tha se në këndvështrimin teologjik të krishterë nuskat janë të ndaluara dhe hyjnë në fallin, magjinë, por mesa di dhe teologët mysliman janë kundër përdorimit të nuskave sepse shihet si një rivalitet me Zotin.

Sipas tij, kur ti bën një nuskë mendon se e bën për mirë, por në të tilla raste është dhe ajo e padukshmja që është djalli zgjidh problemin në mënyrë të rremë që ri të bëhesh viktimë e nuskës dhe të heqësh komunikimin me Zotin.

Pavarësisht se duket si bisedë plakash por është nivel i madh sepse kemi një padie shumë të madhe. Gjyshet patjetër që e duan nipin, mbesën dhe përpiqen të bëjnë më të mirat për gjendjen e tyre shpirtërore, por nuskat është e trashëguar dhe e ka zanafilën te paganizmi.

Njerëzit gjithmonë kanë besuar tek ajo që është përtej asaj që shohim dhe këtë fuqi kanë dashur ta shfrytëzojnë te njerëzit, kafshët. Nuska nuk i vihet vetëm fëmijëve, por ka fshatra që ja kanë vënë dhe lopëve, por kjo është çështje padije sepse jeta njeriut nuk mund të varet nga njëlloj nuske sepse ne nuk jemi qenie fataliste, që janë forca që na kontrollojnë, vërtet jemi mes forcave si Zoti apo demoni, por jemi qenie të lira që përmbushim vetë qëllimet tona.

Në këndvështrimin teologjik të krishterë nuskat janë të ndaluara dhe hyjnë në fallin, magjinë, por mesa di dhe teologët mysliman janë kundër përdorimit të nuskave sepse shihet si një rivalitet me Zotin. Kur vendosim nuskën i bëjnë një karshillëk perëndisë duke i thënës se nuk po na kontrollon ti, por jam sepse ajo nuskë bëhet nga dora e njeriut.

Më tej ai shpjegoi se format e nuskave janë nga më të ndryshmet sepse vijnë nga ritet pagane, ata fusin atje shumë formula, shkrime, në disa raste përdorin dhe thnj dhe flokë, forma e nuskës në formë trekëndëshi është në ritet magjike shumë e përhapur, një simbol magjik dhe zakonisht nuska bëhet në formën e magjisë.

E bën një magjistar i ndërgjegjshëm apo sharlatanë, por ti padashur duke bërë një hajmali je lidhur me forcat okulte sepse ke rivalizuar Zotin dhe ke kaluar në krahun kundërshtar. Kur ti bën një nuskë mendon se e bën për mirë, por në të tilla raste është dhe ajo e padukshmja që është djalli zgjidh problemin në mënyrë të rremë që ri të bëhesh viktimë e nuksës dhe të heqësh komunikimin me Zotin.

Njerëzit që i bëjnë këto i bëjnë nga padija i kanë të trashëguar se e zeza se e keqja largon të keqen, e mira me të mirën dhe e mira absolute është Zoti. Ne bëjmë plumbin me plumb këto janë rite magjike, ose mbi të gjitha ka dhe nuska që janë forma magjike të mirëfillta dhe ato kanë një lidhje me diskrete me demonin. Magjistarët çfarë nuk përdorin, por një nuskë që bëhet si një rit magjik është më afër demonit por ne na fusin në një rrugë të errët.

I pyetur se çfarë mund të godasin drejtpërdrejtë këto magji, Cako tha se nëse nuska është bërë për të fituar simpatinë e dikujt tjetër, demonët janë qenia të korruptuar dhe rrinë në vendet më të ndyra si ËC ato merren dhe i afrohen djallit, se flokët dhe thonjtë meren dhe i hidhen atij.

Çështja është se nëse gjejmë një nuskë magji, ajo ka influencë dhe tek ata që e prekin sepse në atë objekt të vogël rrinë forcat demone dhe para se ti afrohesh një magjie patjetër që duhet të kesh një mbrojtje hyjnore dhe ne i lutemi Zotit, zakonisht duhet të jetë në njeri që e njeh këtë fushë se ajo është si një minë me sahat.

Duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur e merr dhe duhet ta djegësh, edhe pse nuk prishet magjia se e djeg një nuskë se ajo është një kontratë me djallin, por duhet një fuqi mbinatyrore siç është Zoti. Çështja është se duhet patur kujdes se në këtë fushë shumë hiqen si shërues, si prishësh magjie ai është gënjeshtar sepse magjinë e prish vetëm Zoti. Lutesh dhe duhet të lutesh dhe ka lutje të veçanta për të prishur magjinë.

Unë kam vuajtur nga magjia që në moshën fëminore dhe kam shpëtuar pasi u lidha me Zotin, në msohën 20 e ca vjeç. Magjia është se je me dy personalitete, ke forca që si kontrollon, ke dëshira, të krijon idenë sikur është dikush rreth teje por ti se shikon. Unë këtë e kisha prej shumë vitesh dhe e kam kuptuar vetëm kur hyra në rrugën e besimit dhe në atë që nuk isha i krishterë dthirra një njeri që dinte e gjeti nuskën por prapë magjia nuk u prish.

Më kanë bërë magji për të vdekur, kam shpëtuar prej saj kur jam lidhur me Zotin. Magjia ka fuqi te mëkati, nëse nuk heq mëkatin atëherë magjia nuk ikën. Unë i drejtoj njerëzit tek ata që i ndihmojnë për prishjen e mëkatit. Sa herë që ti shkon te një magjistar lidhja okulte bëhet dhe më e fortë.

Këtu kemi një lojë, nuk ka fare perëndi në mes, ka sot që miliarder nuk janë të lumtur sepse nuk i kënaq ajo fizikja. Njeriu është metafizikë, zemra e njeriut nuk do kënaqet dhe përmbushet derisa ajo të gjejë Zotin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy