
Kalimi i deputetit të Partisë së Lirisë Agron Çela me Partinë Socialiste, për analistin Neritan Sejamini, nënkupton interesa të shumta në mes.
Në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, Sejamini, thotë se Edi Rama e do z,Çela për parat që i dhuron parisë dhe nga ana tjetër se Çela si biznesmen në radhë të parë e do për interesa të biznesit të tij.
Pse e do Rama zotin Cela? Sepse ai jep vota ose para. Pse i ka këto vota zoti Cela? SEpse ja japin qytetarët. Pse ja japin? Sepse zoti Cela, i jep atij dicka. Në logjikën më të thjeshtë, kjo dicka është më e rëndësishme se ajo që mund ti japë opozita qytetarit.
Mosbesimi ndaj opozitës është aq i madh, sa njerëzit marrin më mirë 50 euro.
Pse e do Agron Cela politikën? E do për biznes. Ai nuk zhvillon aktivitet politik. Ai është në parlament dhe nuk bën asnjë aktivitet, nuk flet, nuk jep kontribut. Ky partinë nuk e do për aktivitet politik, por për dicka tjetër, për biznes. Qeveria jep dicka, sepse qeveria është klienteliste, nuk zbaton rregullat e lojës. Nuk kemi as demokraci, as liri ekonomike të tregut.
Zoti Cela po humbet imazhin publik dhe merr dicka më të madhe, privilegje biznesi.



