Ish-ministri i Brendshëm Saimiri Tahiri ka dalë nga banesa e tij pas kërkesës zyrtare për arrestim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ai u shpreh: “Nuk kam për të thënë gjë, nuk keni parë gjë akoma”!
Gazetarët e televizioneve janë mbledhur përpara pallatit ku banon ish-ministri te lagjia “Kodra e Diellit”. Me interes të madh priten veprimet që do të ndërmarrë ish-ministri i Brendshëm Tahiri, pasi Prokuroria kërkoi sot heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij.
Gjatë gjithë paradites, Tahiri ka qenë në shtëpi kur mësoi lajmin se Prokuroria kërkon ta arrestojë. Në bazë të dosjes “Habilaj” të autoriteteve italiane, Tahiri dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës. Hetimet po bëhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me hetuesit italianë.



