
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur edhe njëherë mosbesim mbi projektin e Ballkanit të Hapur.
Duke folur në Forumin e Bratislavës, “Globsec 2022” Kurti u shpreh se nuk beson se Prishtina duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve Lindore dhe VeriLindore.
Ballkani Perëndimor është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje Verilindore ose Lindore. Dhe mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Scholz, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda dhe BE-ja që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së”.



