Rusta: SPAK depoziton në Kuvend bilancin vjetor të veprimtarisë, nuk pritet seancë e zgjeruar dhe debate

Rusta: SPAK depoziton në Kuvend bilancin vjetor të veprimtarisë, nuk pritet seancë e zgjeruar dhe debate

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka depozituar në Kuvendi i Shqipërisë raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2025.

 

Gazetari Arsen Rusta, në një lidhje për “MCN Live”, ndau detaje nga raporti, duke theksuar se me shumë gjasë nuk do të ketë një prezantim të drejtpërdrejtë të raportit në Kuvend nga kreu i SPAK, Klodian Braho.

 

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedime të reja. Prej tyre, 39 çështje janë bashkuar, ndërsa 577 procedime janë mbartur nga viti 2024.

Në dokument theksohet gjithashtu se rreth 29 për qind e çështjeve dhe hetimeve të përfunduara janë transferuar te prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, një rënie e ndjeshme krahasuar me mesataren e periudhës 2021-2024.

SPAK argumenton se edhe pse numri i çështjeve të dërguara në gjykatë është ulur me 19.5 për qind, numri i personave të përfshirë në këto procedime është rritur me 13.5 për qind, çka sipas institucionit tregon se hetimet janë përqendruar në çështje më komplekse që përfshijnë më shumë individë.

Raporti, i cili përmban mbi 100 faqe, pasqyron gjithashtu sfidat ligjore dhe institucionale me të cilat është përballur SPAK gjatë vitit të kaluar, si dhe përplasjet dhe debatet në raport me politikën.

Raporti do të shqyrtohet në Kuvend si pjesë e raportimit vjetor të institucionit, ndërsa nuk pritet të ketë një seancë të zgjeruar me debat dhe pyetje-përgjigje nga deputetët me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy