Ditën e nesërme presidenti amerikan Donald Trump do të shpallë të ashtuquajturat “ tarifa reciproke ”.
Ngjarja është planifikuar për në orën 16:00 në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, dhe do të marrë pjesë e gjithë administrata e tij.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha këtë, duke shpjeguar se çdo vend që ka trajtuar Shtetet e Bashkuara në mënyrë të padrejtë duhet të presë tarifa dhe nënvizoi se Trump u konsultua me Sekretarin e Thesarit Scott Bessent për tarifat që do të shpallen .
"Presidenti do të shpallë një plan tarifor që do të zhbëjë praktikat e padrejta që kanë grabitur vendin tonë për dekada . Është koha për reciprocitet dhe është koha që një president të bëjë ndryshime historike për të bërë atë që është e drejtë për popullin amerikan", theksoi ajo.
Leavitt shpjegoi se tarifat që Donald Trump do të shpallë nesër do të hyjnë në fuqi menjëherë .
Tarifat që Uashingtoni planifikon të shpallë të mërkurën do të prekin "të gjitha vendet", jo vetëm ato me disbalancat më të mëdha tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Trump u tha gazetarëve në bordin e Air Force One, duke hedhur poshtë idenë se tarifat do të preknin vetëm një numër të vogël partnerësh tregtarë të Uashingtonit.



