Kamëz/ Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari

Kamëz/ Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar në kryeqytet është arrestuar në flagrancë teksa qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Në rrugën “Donald Trump”, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. M., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishëkësh.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy