Hapja e tunelit 5 te “Shqiponja”, si do të bëhet qarkullimi i automjeteve nga nesër

Hapja e tunelit 5 te “Shqiponja”, si do të bëhet qarkullimi i automjeteve nga nesër

Është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 në ish-sheshin 'Shqiponja', duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve të Tiranës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, tha gjatë inspektimit se kjo do të jetë rrjedha definitive e shpërndarjes së trafikut në sheshin 'Shqiponja'.

Lëviza e automjeteve nga autostrada Tiranë-Durrës drejt Laprakës dhe anasjelltas do të bëhet në nivelin zero, ndërkohë që ata që lëvizin më drejtim të Unazës së Madhe do të përdorin tunelin numër 5.

Dalja nga Tirana nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet përmes tunelit 3 ndërkohë që për ata që vijnë nga Kombinati do të bëhet përmes tunelit 4.

Njoftimi i ARRSH

Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.

Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:

– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.

– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

Mund të jetë një imazh i rrugë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy