
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një fshat të qytetit të Beratit. Një 52-vjeçare ka mbërritur e pajetë në spitalin rajonal të Beratit, dhe sipas informacioneve të para, mësohet se nipi i saj 5 vjeç, ka levizur mjetin tip "Benz", i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H.
"Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen", thuhet në informacionin e policisë së Beratit.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Pobrat të Beratit. Ndërsa grupi hetimor shkoi në vendngjarje ku nisi punimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 27.12.2017, në orën 11:50 Salla Operative është njoftuar se në Spitalin Rajonal Berat ka mbërritur një shtetase e pa jetë.
Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Berat ku kanë konstatuar shtetasen
D.H, 52 vjeçe, banuese në Pobrat, Berat e cila ishte e pa jetë.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen



