Një aksident ka ndodhur sot në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier ku një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 08:30, në vendin e quajtur "Rotondo Sheqit", automjeti tip autobus me drejtues shtetasin M. S., është përplasur me automjetin e policisë bashkiake me drejtues shtetasin M. J.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i autobusit, shtetasi M. J., dhe tre pasagjere të mitura që udhëtonin me autobus, 16 vjeçe, 15 vjeçe dhe 14 vjeçe, të cilat po kryejnë ekzaminimet mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve.



