Referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë (VIDEO)

Referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë (VIDEO)

Kreu i ekzekutivit maqedonas, Zoran Zaev, ka shprehur bindjen se një shumicë dërrmuese e qytetarëve do të votojnë “pro” referendumit,  për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në “Maqedonia e Veriut”. Në nisje të fushatës zyrtare të Bashkimit Europian, “Paramendoni ardhmërinë së bashku”, kryeministri Zaev thotë se shifrat do të rriten, ndërsa shfaqi edhe shpresë se opozita do të jetë pro saj pasi  edhe ajo është për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe për NATO.

“I  di dhe i kuptoj mosmarrëveshjet e tyre me marrëveshjen me Greqinë, por njëkohësisht edhe njëherë ju bind se nëse do t’ia linim kohës, askush nuk garanton se do të arrinim marrëveshje më të  mirë, ndërsa marrëveshja është korrekte dhe e drejtë”, tha Zaev.

Sipas Zaev, marrëveshja Athinë-Shkup për ndryshimin e emrit garanton ardhmërinë evropiane të vendit, duke konfirmuar madje sipas tij identitetin e Maqedonisë.  "Ambicia ime nuk është të arrijë rezultat ku shumica e qytetarëve do të jenë "Për". Kjo tanimë është arritur. Kjo është e qartë në Maqedoni. Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në NATO dhe BE dhe ndërtimit të miqësisë me fqinjët. Por, fytyra jonë do të jetë censusi, gjegjësisht jehona e më shumë se 50 për qind e qytetarëve nga numri i përgjithshëm i votuesve, ndërsa në pajtueshmëri me listën e fundit zgjedhore ato janë 903.000 votues , të cilët duhet të dalin më pak në referendum, që të sjellim vendim në pajtueshmëri të Kushtetutës siç është caktuar", tha Zaevi.

Zaev paralajmëroi se fushata për referendumin do të jetë e qetë dhe shumë ndryshe nga  ajo e partive politike për zgjedhjet parlamentare ose lokale, ku siç tha ai, qytetarët do të dalin shumë lirshëm dhe do të votojnë për të ardhmen e tyre europiane. Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve i shpreh se gjithçka do të përfundojë deri në qershor të vitit 2019, në procesin e përgatitjes së vendit për në  BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy