
Një kapsulë për vetëvrasje me ndihmë mjekësore, një lloj arkivoli “bëjeni vetë”, është gati për përdorim.
Produkti origjinal, i krijuar nga aktivisti kontrovers Philip Nitschke, mund të testohet për herë të parë në Zvicër në javët e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta NZZ Schweiz.
Si funksionon arkivoli “bëje vetë”. Ideja e arkivolit është pjesë e projektit Sarco i cili kërkon të integrojë teknologji të reja për ta bërë vdekjen e zgjedhur paqësore, një të drejtë të të gjithë të rriturve racionalë, shpjegon kompania prodhuese.
Thjesht pushoni brenda kabinës, shtypni një buton dhe prisni një vdekje pa dhimbje, e cila vjen pas vetëm disa sekondash. Kapsula e vetëvrasjes me ndihmën mjekësore mbushet me nitrogjen dhe banori vdes nga mungesa e oksigjenit. Prandaj, metoda nuk kërkon konsumimin ose administrimin e një helmi në mënyrë intravenoze.
Është një kapsulë 3D që aktivizohet nga brenda, nga personi që dëshiron t’i japë fund jetës së tij.
Personi, nuk do të duhet të bëjë asgjë tjetër përveç të futet në kapsulë dhe shtrihet në krevatin e rehatshëm.
Pas kësaj, do të duhet t’i përgjigjet një sërë pyetjesh dhe më pas mund të shtyp butonin brenda makinës, duke aktivizuar mekanizmin në kohën e dëshiruar.
Kapsula është montuar në një mbështetëse që lëshon azot të lëngshëm brenda, duke bërë që nivelet e oksigjenit të bien me shpejtësi nga 21% në 1% në rreth 30 sekonda.
Koncepti, sipas kompanisë, është të prodhojë një ulje të shpejtë të niveleve të oksigjenit duke ruajtur një nivel të ulët të CO2, i cili do të ishin kushtet për një vdekje paqësore, madje euforike. Ideja pas Sarcos lindi në vitin 2012 kur Exit international u kontaktua nga një britanik që vuante nga sindroma Locked-in në kërkim të një zgjidhjeje teknologjike.

Sipas NZZ Schweiz, Nitschke porositi një opinion ligjor nga një profesor nga St. Gallen. Eksperti arriti në përfundimin se përdorimi i Sarco nuk shkelte asnjë ligj.
Meqenëse nuk është një pajisje mjekësore, nuk ishte e nevojshme të testohej përpara se të mund të përdorej në Zvicër. Megjithatë, disa ekspertë kanë mbajtur qëndrime të ndryshme.
Për Kerstin Noëlle Vokinger, profesoreshë e së drejtës dhe mjekësisë në Universitetin e Zyrihut, ligji zviceran për pajisjet mjekësore mbulon edhe pajisjet që shërbejnë për të modifikuar një gjendje fiziologjike ose patologjike.



