Atentatet ndaj figurave të njohura, vritet dy gjykatëse në Afganistan

Atentatet ndaj figurave të njohura, vritet dy gjykatëse në Afganistan

Dy gjyqtare të Gjykatës së Lartë janë qëlluar për vdekje sot në Afganistan. 


Sipas BBC ata u vranë nga persona të armatosur të paindentifikuar, teksa udhëtonin për punë. Për pasojë u plagos edhe shoferi i tyre. Këto dy vrasje janë të fundit nga një varg atentatesh të cilët kanë për qëllim gazetarët, akstistët dhe figura politike të vendit.


Atentatet shpërthyen që kur presidenti i Amerikës Donald Trump vendosi të tërhiqte trupat nga Afganistani. Aktualisht atje ndodhen vetëm 2500 forca ushtarake të Amerikës.


Nënkryetari i Afganistanit tha se ‘tërheqja e trupave amerikan rrezikon më shumë dhunë në një vend të paqëndrueshëm’.
Sipas BBC gratë u qëlluan për vdekje pas një prite herët në mëngjes. Atentati ndodhi në zonën Qala-e-Fathullah të Kabulit dhe asnjë grup terrorist ende nuk e ka marrë autorsinë. Gjithsesi dyshimi ka rënë mbi talebanët, por anëtarët e tyre e kanë mohuar kategorikisht.


Këto atentate vijojnë të ndodhin pavarësisht se bisedimet për paqe mes qeverisë afgane dhe talebanëve vijojnë në Doha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy