Deputeti Astrit Patozi iu përgjigj sot kërkesës së eurodeputetit Knut Flenkestein lidhur me rikthimin e opozitës në Parlament. Patozi tha gjatë fjalës së tij në çadrën e protestës së PD-së se në asnjë kryeqytet europian nuk mund të gjejë deputet me 9 emra.
“Edhe unë po të isha në vendin e tij të njëjtën gjë do thoja. Ne në fakt në Parlament jemi por ai na thotë shkoni te parlamenti tjetër atje. Problemi është se zoti Flenkestein nuk e njeh Shqipërinë si ne. Ai sot mund të jetë në Bruksel dhe nesër në Berlin, por në asnjë kryeqytet tjetër europian nuk do gjejë një deputet me 9 emra që ka qëlluar në mes të qytetit në mish dhe që nuk ia heqin mandatin”, tha Patozi.



