U kap duke transportuar 8 kg kanabis, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

U kap duke transportuar 8 kg kanabis, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Tiranë – Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. Ç., 56 vjeç, pasi u kap duke transportuar 8 kg e 45 gramë kanabis në automjetin e tij, me dyshimin se e posedonte me qëllim shitjen. Operacioni policor i koduar “Transportuesi” u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative. Shtetasi u ndalua në rrugën “Pandi Dardha”, në zonën e Laprakës, teksa drejtonte automjetin tip “Audi A3”.

 Gjatë kontrollit, në bagazh u gjet sasia e lëndës narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy