
Lista zyrtare e simptomave të Covid është zgjeruar për të përfshirë nëntë shenja të tjera. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar i ka rënditur simptomat dhe thotë se janë të ngjashme me ato të ftohjes dhe gripit.
Përveç etheve, kollës së vazhdueshme dhe humbjes së nuhatjes në listën e simptomave përfshihen gulçime, ndjesitë e lodhjes, dhimbjet e trupit, dhimbjet e kokës, dhimbjet e fytit, humbje të oreksit, diarreja, hundët e bllokuara, ndjesia e të ndjerit i sëmurë.



