
Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë. Në vend të saj, është emëruar Arian Jaupllari, i cili ka garuar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 për Partinë Socialiste.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
Vendosi që: Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë



