Kryeministri Rama dhe kreu i PD Basha kanë nisur mëngjesin e sotëm një duel me deklarata ndaj njëri tjetrit në Twitter. Basha akuzon Ramën se paratë e buxhetit të shtetit nuk po i jep për të sëmurët por për inceneratorët.
Ndërkohë, kryeministri Rama në një reagim tjetër ka thënë se plehrat nuk kthehen më në Tiranë ashtu sikurse opozita nuk do të kthehet më në qeveri.
“Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen! Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit”, shkruan Rama.
Ndërkohë më heret gjatë ditës, Kryeministri iu është kundërpërgjigjur akuzave të Bashës, pasi ai tha se Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë dhe se kapacitetet spitalore po shkojnë drejt kolapsit.
“Lulzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!”



