Lavrov: Jemi gati të marrim në konsideratë një takim Putin-Biden në G20

Lavrov: Jemi gati të marrim në konsideratë një takim Putin-Biden në G20

Ministri i Jashtëm rus Serghiei Lavrov tha se Rusia është e gatshme të shqyrtojë një takim të mundshëm midis Putinit dhe Bidenit në G20.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

"Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk i refuzojmë takimet. Nëse ka një propozim, atëherë do ta shqyrtojmë", tha Lavrov.

Duke komentuar mundësinë që Turqia të mund të presë bisedimet midis Rusisë dhe Perëndimit, Lavrov tha se Moska do të ishte e gatshme të dëgjonte çdo sugjerim.

Kina shpreh gjithashtu "shqetësim" për zhvillimet e fundit në konfliktin Rusi-Ukrainë, ku trupat nga Moska lëshuan raketa në qytetet ukrainase, duke vrarë të paktën 19 persona.

"Ne jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës dhe u bëjmë thirrje palëve që të zgjidhin siç duhet dallimet përmes dialogut dhe konsultimeve," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë për media. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy