Gjeneral Bardhyl Kollçaku shpreh bindjen se rritja e buxheteve mbrojtëse është një trend botëror dhe se NATO dhe vendet e saj kanë vendosur të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe masa të tjera shoqëruese.
Duke folur për MCN Live, për shtimin e armatimeve në Serbi, ai tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, por ngriti pikëpyetjen se nëse NATO e ka agresorin rus të identifikuar, “Nga kush trembet Serbia dhe pse pikërisht në këtë kohë.
Ai tha se Serbia është e dyjëzuar ku nga njëra anë kërkon ti bashkohet Bashkimit Europian dhe nga ana tjetër forcon bashkëpunimin me Rusinë dhe Kinën.
6 avionë strategjik kinezë bënë rrugë nga Kina në Beograd, duke sjellë sisteme raketore kundër avionëve FK3 version i tyre HQ-22, apo të ngjashme me S300 apo S400 që ka prodhuar Rusia apo raketa patriot. Kjo na bënë të gjithëve të shqetësohemi por mënyra që demonstron edhe Kina për të bërë furnizim strategjik duke kaluar mbi dy vendet të NATO. Por pavarësisht çfarë bën Serbia ne duhet të shohim planet tanë në kuadrin e aleancës të bashkëpunojmë plotësisht me Kosovën. Jemi të shqetësuar por edhe të sigurtë se jemi në aleancë. Në Kosovë janë forcat e KFOR, por kjo nuk duhet të na vërë në gjumë, teksa gjithë vendet po rrisin kapacitetet mbrojtëse, edhe qeveria shqiptare duhet të rrisë kapacitetet. Këto do të reflektohen te rishikimi i dokumentit të strategjisë ushtarake, për modernizimin dhe jo vetëm për armatimin. Ne duhet të hedhim sytë nga përgatitja e rinisë dhe popullsisë për mbrojtjen e vendit. Në Ukrainë nuk po fiton armatimi, ky është sinjal për vigjilencë për të pasur në vëmendje masat tona, pavarësisht se jemi vend i aleancës dhe sulmi ndaj një vendi të NATO-s është sulm ndaj çdo vendi. Çdo vend ka kapacitetet e tij dhe në rastin më të keq të mundshëm është të përballojë sulmet deri sa forcat e aleancës të vijë në ndihmë. Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Ka ndryshuar çdo lloj norme dhe rregulli botëror, ne duhet ti shikojmë gjërat ndryshe.
Sipas tij, Serbia është vend më i madh se Shqipëria dhe Kosova së bashku, edhe në kapacitete dhe shpenzimet e mbrojtjes, duke thënë se ka trashëguar nga ish-Jugosllavia, armatime dhe struktura.
Kollçaku tha se mendon se Serbia ka ambicien që ti bashkohet Bashkimit Europian, ndaj nënvizoi se dëshiron të besojë se këto masa i merr për mbrojtje.
Republika Srpska ka një drejtues ekstremist si Dodok që po kërkon ta shkëpusë republikën nga federata. Sot janë me sy dhe vesh si do vejë konflikti në Ukrainë. Rusia aleati kryesor është gjakosur, i ka thyer turinjtë në Kiev, por mbetet fuqi globale përderisa ka armë kimike dhe bërthamor. Kanë ndryshuar objektivat se Rusia në fazën e parë nuk arriti asnjë nga objektivat. Sot NATO dhe BE më të bashkuar se kurrë po e ndihmojnë në mënyrë të paprecedentë me armatime dhe financa për ti bërë ballë agresionit rus. Nuk arriti të merrte kryeqytetin dhe të merrte qeverinë. Do shohim luftë të përgjakshme sidomos në Republikat e Donbas.
Në vijim shtoi se Shqipëria, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura i kanë bërë të gjitha detyrat e shtëpisë që i ka ngarkuar aleanca, dhe kanë një grup batalion të stërvitur për të kryer detyrat, ku një pjesë është dislokuar një pjesë në kufijtë lindor të Ukrainës, ashtu si forcat xheniere.
Raketa kundër tanke, kundër ajrore janë të kushtueshme, por ne duhet të përgatisim forcat komando, në mënyrë që të kemi forcën njerëzore, të kemi forcë njerëzore se fuqia e një vendi nuk varet vetëm nga ekonomia. Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova, është në Kushtetutën e saj. Ndër kushtet me BE. Nuk e njeh nuk e pranon Kosovën, pavarësisht raundit të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Në Kushtetutën e saj Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Do të duhet kohë dhe secili nga vendet në integrimin europian, këto konflikte dalëngadalë do të shuhen.
Pyetjes nëse politika shqiptare duhet të kishte mbajtur qëndrime të forta përballë armatimit serb, deklaroi se diplomacia shqiptare ka folur me vepra jo vetëm.
Ne jemi në aleancë, jemi të parët që i jemi përgjigjur aleancës me përforcim të kufijve lindorë, me ndihma për Ukrainën. Ne jemi rreshtuar, kemi bërë zgjedhjen tonë kjo ka koston e saj dhe solidariteti me Ukrainën është bërë. Populli shqiptar e ka provuar dhe herë të tjera koston e lirisë mbi lirinë nuk ka asgjë, të tjerat shkojnë e vijnë.



